Hepatiti akut tek fëmijët, 190 raste në mbarë botën


Virusi i ri i cili prek më shumë fëmijët duket se ditët e fundit ka marrë një përhapje të gjerë në shumë vende të botës.

Sipas të dhënëve të fundit të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), rreth 190 raste të hepatitit të rëndë te fëmijët janë raportuar në mbarë botën.

Mediat bëjnë me dije se përhapja u raportua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij muaji dhe është identifikuar në të paktën 12 vende të botës. Kjo përfshin rreth 40 incidente në Bashkimin Evropian / Zonën Ekonomike Evropiane. Ndërkohë ECDC po i heton këto incidente paralelisht me autoritetet kombëtare dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë./abcnews.al