Policia ka dhënë detaje shtesë në lidhje me vrasjen në Çair.
Sipas policisë, dy persona kanë hyrë në një çajtore në rrugën “Braka Rexhepagiq”, dhe kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri. I lënduari më i rëndë, ka humbur jetën ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë.
“Nga të shtënat me armë zjarri është lënduar rëndë J.I. (47) nga Shkupi, i cili është dërguar në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku rreth orës 22:20 ka ndërruar jetë. Po ashtu, plagë kanë marrë edhe M.A. (43) dhe L.Sh.(42) nga Shkupi, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.