Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar. Pas takimit Osmani dhe dy zyrtarët amerikanë kanë mbajtur një konferencë për media. Osmani ka thënë se ka shprehur shqetësimin e Kosovës për moszbatrimin e marrëveshjeve të arritura nga Serbia.
“Kam shprehur shqetësimin edhe për mos shpërbërjen e strukturave paralele”, tha ajo. Ajo ka thënë se aleatët amerikan do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për të ruajtur paqen në Ballkan.
“Amerika e mbështet sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës”. Presidentja e Kosovës ka thënë se janë zotuar para amerikanëve se do të mbrojnë pakicat siç e përcakton kushtetuta.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh se Kosova në rajon dhe më gjerë. Ne kemi treguar angazhimin tonë proaktiv siç ishte me rastin e pritjes së refugjatëve afgan, gatishmërinë për të pritur refugjatë ukrainas. Angazhimi ynë aktiv në ruajtjen e paqes në rajon dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë në përputhje me qëndrimet e aleatëve tanë. Ne mund të jemi vend i vogël por duke punuar me partnerët tanë, por duke punuar me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të kemi impakt të rëndësishëm në botë”, deklaroi tutje Osmani.