Dje rreth orës 17:00 në anën e Rugovës, një femër është goditur nga një veturë, teksa po ngiste biçikletën e saj.
Ajo pas goditjes ishte në gjendje të komës, mirëpo për fat të mirë, dy mjekë kirurgu plastik Korab Berisha së bashku me vëllaun e tij, dr. Krenar Berisha kanë kaluar andej dhe kanë arritur ta “kthejnë “në jetë, pasi i kanë ofruar ndihmën e parë.
“Sot gjatë kthimit nga Rugova në Pejë rrugës arrita të jap ndihmën e parë dhe bashkë me vëllaun Dr. Krenar Berisha të kthejmë në jetë një qytetare të aksidentuar e cila ishte pa shenja jete”, ka shkruar Berisha në Facebook.