Sot mund të arrihet marrëveshje për rritjen e pagave të mësimdhënësve në Maqedoni


Në konferencë për shtyp, kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov tha se deri në këtë moment nuk ka marrëveshje me qeverinë, por gjatë pasdites pritet të ketë takime të ri.

“Pritjet tona janë në interes të nxënësve, prindërve dhe kolegëve të cilët janë në grevë. Presim që qeveria të gjejë mënyrë dhe mjete për t’i përmbush kërkesat e SASHK siç janë rritja e pagës së mësimdhënsve në harmonizim me pagën minimale dhe arritja e Marrëveshjes kolektive me punonjësit në çerdhe”, u shpreh Nedellkov.

Ai shpreson se deri në mbrëmje do të ketë rezutlate të mira, ndërsa kjo varet nga qeveria.

“Nëse nuk ka dakordim, greva do të vazhdojë edhe gjatë ditës së ardhshme”, u shpreh Arkov.