Emanuel Makron rizgjidhet president i Francës


Emanuel Makron është rizgjedhur president i Francës, pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën.

Makroni e siguroi mandatin e dytë me 58% të votave, sipas projeksioneve.

Në raundin e dytë, Makroni garoi ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Edhe në vitin 2017, Makron e mundi Le Pen-in.