Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së ekipit nga Kosova në një turne të mbajtur në Rumani ku luhej Counter Strike në versionin Go.
“Bravo gamers!” – ka shkruar z. Kurti në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Ai ka vazhduar duke thënë që “Kosova ka bërë historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022”.
Kurti më tej ka përshkruar edhe rrugëtimin e grupit në fjalë duke thënë se e gjithë kjo ishte nisur nga një internet kafe.
Kësaj të arriture po i gëzohen edhe shumë e shumë figura tjera publike që po ashtu si Kurti e quajnë “historike” një gjë të tillë.