Qeni i shtëpisë kafshon djalin dy vjeç, nëna publikon foton për të rritur ndërgjegjësimin: Kujdes kur lini fëmijët me qent


Kujdes kur lini fëmijët me qentë, edhe nëse ata janë kafshët tuaja shtëpiake dhe keni kohë që i mbani.

Jodie Griffiths, 35 vjeçe ishte në punë kur mori telefonatën nga partneri i saj që e njoftonte se djali i tyre 2 vjeç ishte kafshuar nga qeni.

I vogli kishte qenë duke luajtur me motrat dhe vëllezërit e tij në dhomë, ndërsa qeni kishte qenë ulur në divan duke fjetur.

Në një moment kur i ati nuk ndodhej aty, dëgjoi të bërtiturat e të voglit i cili ishte sulmuar nga qeni.

Gruaja publikoi fotot për të rritur ndërgjegjësimin e familjeve për të pasur kujdes me qentë kur ata po rrisin një fëmijë.

“Dua të ndërgjegjësoj dhe nuk do të këshilloja askënd me fëmijë që të mbajë një qen, sepse edhe nëse është një aksident, mund të ndodhë përsëri.

“Njerëzit i duan qentë e tyre dhe thonë qeni im nuk do ta bënte kurrë këtë por edhe ne thonim të njëjtën gjë” thotë ajo.

Qeni i shtëpisë kafshon djalin dy vjeç, Nëna publikon

I vogli ka plagë të thella në hundë dhe fytyrë, një nofull të thyer dhe madje edhe dhëmbë të thyer nga sulmi i qenit i ndodhur më 27 dhjetor.

Doktorët thonë se I vogli duhet ti nënshtrohet edhe disa operacioneve të tjera faciale kur të rritet.