Kapet gostivarasi duke bartur udhëtar me furgon pa licencë

SPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër S.S (43) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kryerje e transportit publik pa licencë”.

Më 18 të këtij muaji, gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor të kryer në rrugën “8 Shtatori” në Dibër, zyrtarët policorë kanë konstatuar personin e paraqitur duke drejtuar një furgon “Ford” me targa të Gostivarit. Me këtë kanë konstatuar se kryen transport publik të udhëtarëve në komunikacionin e brendshëm pa pasur licencë përkatëse për këtë veprimtari të lëshuar nga organi kompetent shtetëror – tha zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimoski.