Qeveria shkarkon disa drejtorë


ARSKOVKI: MAKRADULI U SHKARKUA PËR PËRMIRËSIM TË SITUATËS NË INSTITUCION
Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme rekomandoi shkarkimin e Jani Makradulit nga pozita e kryetarit të Këshillit Drejtues dhe drejtorit të Përgjithshëm nga Shoqëria Aksionare për Komunikacionin Postar “Posta e Maqedonisë së Veriut”dhe në këtë pozicion ka zgjedhur Vasko Stefanovin, i cili u shkarkua nga detyra e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

DUSHKO ARSOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Qeveria dje rekomandoi shkarkimin e Jani Makradulit nga pozita e kryetarit të Këshillit Drejtues dhe drejtorit të Përgjithshëm të “Postës së Maqedonisë së Veriut” për shkak të përmirësimit të gjendjes në kompani”.

Po ashtu, Qeveria e shkarkoi nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Kërstevskin, ndërsa ushtruese detyre drejtoreshë e Fondit të Sigurimit Shëndetësor e emëroi Magdalena Filipovska-Grashkoska, e cila u shkarkua nga detyra kryetare e Këshillit Inspektues. Për ushtrues detyre kryetare e Këshillit Inspektues në mbledhjen e sotme emëroi Daniela Rendevskën.