Grabitet fabrika për prodhimin e ma*rihuanës në Maqedoni


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 11:30 një kompani e sigurimit ka raportuar për grabitje në një fabrikë në falimentim, e që merret me prodhimin e ma*rihuanës dhe produkteve të ma*rihuanës. Bëhet fjalë për fabrikë në fshatin Alldancë në rajonin e Krushevës.

“Në periudhën nga ora 18.30 e datës 18.04.2022 deri në ora 06.30 e datës 19.04.2022 në fabrikën e falimentuar për prodhimin e ma*rihuanës, afër fshatit Alldancë të Krushevës, është hyrë me forcë dhe janë marrë mjete, 108 shishe vaj kanabisi dhe 6 qese plastike me gjilpëra nga lulja e bimës së kanabisit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.