Joe Biden: “SHBA do të dërgojë më shumë armatime luftarake në Ukrainë”

Presidenti amerikan Joe Biden tha se planifikon të dërgojë më shumë armatime luftarake në Ukrainë.
Pas mbërritjes në Portsmouth, New Hampshire, Biden u pyet nga gazetarët nëse planifikon të furnizojë Ukrainën me më shumë artileri. Sipas gazetarëve ai i është përgjigjur me “po”, pyetjes së tyre përpara se të largohej.

CNN raportoi se dërgesat nga paketa e fundit e ndihmës për sigurinë e administratës prej 800 milionë dollarësh në Ukrainë kanë filluar të mbërrijnë, duke përfshirë pajisje të rënda, si 11 helikopterë Mi-17, 18 topa Howitzer 155 mm dhe 300 dronë të tjerë Switchblade. Lu*fta në Ukrainë vijon ndërsa kërkesa e tyre e vazhdueshme është furnizimi me armë, për tu rezistuar sulmeve.