Del me leje nga burgu, shqiptari ther me thikë kunatin


Një i burgosur shqiptar me gjysmë liri, nuk është rikthyer në qeli pas përfundimit të orarit të punës. 45-vjeçari, i dënuar deri në vitin 2022 për drogë, prostitucion dhe armëmbajtje, punonte me kohë të pjesshme në një kompani. Institucioni i vuajtjes së dënimit e lejonte që të punonte jashtë burgut dhe më pas kthehej sërish në qeli. Por kësaj radhe, shqiptari nuk u kthye.

Ngjarja ka ndodhur në Torino të Italisë. Sipas mediave lokale, ai ishte takuar me kunatin e tij egjiptian në anën jugore në periferi të Torinos. Mes tyre lindi një mosmarrëveshje dhe më pas 45-vjeçari goditi me thikë kunatin e tij. Ky i fundit u dërgua në spital ku ndodhet i plagosur me dy plagë thike.

Ndërsa shqiptari është shpallur në kërkim. Përveç akuzës së mosrikthimit në qeli ku vuante dënimin, ai tashmë akuzohet edhe për vrasje të mbetur në tentativë. Emri i tij nuk është bërë i ditur, ndërsa autoritetet italiane janë vënë në ndjekje të 45-vjeçarit. /tvklan.al