Qeveria i bën thirrje SASHK-ut të pranojë rritjen e pagave prej 10%

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për gjendjen në shkollat e mesme dhe fillore e nxitur na greva e punonjësve.

“Me konkludimet e kësaj pike, Qeveria e caktoi MASH dhe MPPS-në dhe Ministrinë e Financave që me rebalancin e buxhetit të parashihen mjete për rritje të pagave në arsim fillor dhe të mesëm dhe mbrojtje të fëmijëve për 10%”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Ata shtojnë se kanë formuar grup punues i cili do të nisë proces të bisedimeve për marrëveshje kolektive me sindikatat edhe për metodologjinë e rritjes së vazhdueshme të pagave në arsimin publik.

“Qeveria caktoi MSH dhe MPPS-në të dorëzojnë informacione në qeveri në mënyrë që t’i përgjigjen SASHK-ut në lidhje me këto konkludime dhe kërkoi që me letër të raportohet se me cilin akt juridik është ndaluar mësimi në shkolla dhe në çfarë baze juridike refuzohen të merren fëmijët në çerdhe”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ata u bëjnë thirrje drejtorëve, mësimdhënësve dhe edukatoreve të vazhdojë me punën.