Tha se do të vritet ministri, nis hetimi ndaj ish policit nga Shkupi


Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur procedurë hetuese ndaj ish policit tashmë të pensionuar në Shkup, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se kanë cenuar sigurinë e ministrit të Punëve të Brendshme.

“I dyshuari nga telefoni i tij celular ka lajmëruar stacionin policor në Qendër me kërcënimin se do të vritet ministri i Brendshëm, pas çka menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Pasi u identifikua dhe u gjet lokacioni, në shtëpinë e tij është kryer bastisje, ku u gjet një karabinë C3 me kalibër 8X57, pistoletë çeke Zbroevka 7,65 mm, pistoletë Smith dhe Wesson model 38/2, plumba të tjerë me kalibër të ndryshëm një pal pranga dhe një shkop teleskopik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.