Pengesa në lu*ftimin e korrupsionit të niveleve të larta

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për Maqedoninë e Veriut pasqyron realitetin e hidhur të dështimit të vendit në lu*ftimin e korrupsionit në nivele të larta, thonë nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit. Në raportin e DASH-it thuhet se Qeveria ka ndërmarrë hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë abuzuar ose marrë pjesë në korrupsion.

Në raport apostrofohet parabu*rgimi i ish-sekretarit të Përgjithshëm, Dragi Rashkovski, për abuzim të një milion eurove gjatë blerjes së një softueri për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pastaj shqiptimin e vendimit të gjykatës prej tetë vjetësh bu*rgim për ish-shefin e Drejtorisë për kundërzbulim, Sasho Mijalkov. Në raport theksohet dhe ish-prokuroja Seciale, Katica Janeva, e cila ka filluar ta vuajë dënimin me bu*rgim për rastin “Zhvatja”. Kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, thotë se rreziku më i lartë për korrupsion vazhdon të mbetet atje ku janë paratë.

“Rreziku më i madh përkorrupsion gjithmonë qëndron te pushteti pasi aty ekziston mundësia për keqpërdorim. Aty janë paratë dhe aty qëndron rreziku që bartësit e funksioneve publike të ndërmarrin veprime që nuk janë në përputhje me ligjet”, thotë Ivanovska. Ajo thekson se frenuesi më i madh për zbardhjen e korrupsionit në nivele të larta mbetet Prokuroria.

“Frenuesi më i madh në këtë rast paraqitet Prokuroria, pasi gjatë funksionimit tonë brenda tre vjetësh e kemi iniciuar rreth 20 raste për sa i përket iniciativave për ndjekje penale deri te prokuroria, për sa i përket korrupsionit në nivele të larta, asnjëra nga to nuk ka përfunduar në gjykatë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivanovska. Ndër tjerash ajo nënvizon se vërejtjet që ka pasur Komisioni që drejton ajo, përkatësisht faktin se 20 për qind e parashtresave të këtij mekanizmi, që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor, janë të përfshira dhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Prokuroria arsyetohet se s`ka mjete dhe kuadër të mjaftueshëm
Në raportin e fundit nga DASH-i të publikuar gjatë kësaj jave gjithashtu theksohet mungesa e kuadrit dhe mjeteve financiare në prokurori dhe gjykatë. Prokurori shtetëror, Lubomir Jovevski, thotë se është bërë një përparim në këtë drejtim me 130 të punësuarit e rinj në Prokurori.

“Ne nuk mund të presim që këto çështje të zgjidhen brenda natës. Më duhet të theksoj se Prokuroria Publike në këtë moment ballafaqohet me mungesën e prokurorëve, për shkak të shkuarjes së tyre (një pjese të prokurorëve) në pension. Njëherësh, ballafaqohemi dhe me mungesën e kuadrit administrative”, thekson Joveski. Sipas tij, në bazë të Ligjit për punën e Prokurorisë Publike, 0.4 për qind e buxhetit duhet të ndahet për nevojat e Prokurorisë, ndërsa aktualisht është vetëm 0.2, duke shpresuar se këto mjete do të rriten gjatë viteve në vijim.

Për besimin e qytetarëve në gjykata, thelbësore mbetet transparenca
Arif Musa, ish-anëtar i Komisionit për parandalimin e korrupsionit thotë se drejtësia selektive dhe mosndëshkimi i të gjithë atyre që janë të përfshirë në korrupsionin në nivele të larta është ajo që ka forcuar rrjetin e korrupsionit pikërisht në ato institucione që janë të thirrura ta lu*ftojnë këtë dukuri.

Ai, duke iu referuar hetimit të dy ish-sekretarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zeqiri, për të cilët Prokuroria ka hapur lëndë nën dyshimet për përfshirjen e tyre në afera koruptive prej 1 milion eurove, thotë se transparenca është ajo që do t’ua kthejë besimin qytetarëve në sistemin gjyqësor.

“Duhet bindur njerëzit se nuk do të mbeten të pandëshkuar të gjithë funksionarët dhe ata që drejtojnë institucionet që shkelin ligjet.
Kur Prokuroria kur të jetë e pavarur dhe të mos ketë gisht politika në organet e Prokurorisë dhe sistemin e gjyqësorit, atëherë efektet do të vijnë dhe imazhi që kanë qytetarët ndaj këtij institucioni, do të përmirësohet.

“Intervenimi ndaj gjyqësorit që veçanërisht e bëjnë partitë që e përbëjnë shumicën, është shumë i madh, prandaj nuk ka mbetur besueshmëri ndaj sistemit gjyqësor pasi politika ndërhyn dhe i mbron ata (zyrtarët e lartë) që janë të përfshirë në korrupsion”, thotë Arifi. Ai shton se te qytetarët është krijuar perceptimi se në njërën derë gjykata i fut në bu*rg zyrtarët lartë dhe pas ca ditësh përmes derës tjetër me sugjerimin e përfaqësuesve të lartë të shtetit, të njëjtit i nxjerr nga bu*rgu.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit theksohet se organizatat joqeveritare kanë deklaruar se roli dominues i Qeverisë në ekonomi është ai që krijon mundësi për korrupsion. Përderisa nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit theksojnë se Qeveria në këtë mënyrë e siguron ndikimin e saj ndaj votuesve problem ky që ekziston me vite./REL