Është rritur në 138 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia tropikale Megi në Filipine. Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në ditët e fundit në vend ka shkuar në 138. Provinca Leyte me 132 të vdekur u bë rajoni që u ndikua më së shumti.
Në njoftimin e bërë nga ushtria e Filipineve, thuhet se 159 rajone në qytetet Capiz, Aklan, Antique dhe Iloilo kanë mbetur nën ujë.
Megi që shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut më 10 prill, është stuhia e parë tropikale që e goditi vendin e Azisë Juglindore këtë vit. Në vitin 2013 mbi 6 mijë persona humbën jetën dhe shkatërrime të mëdha u përjetuan për shkak të tajfunit Haiyan në Filipine, ku çdo vit regjistrohen mesatarisht 20 stuhi dhe tajfune./Anadolu Agency/