Mariçiq: “Procesi eurointegrues do të thotë përshpejtim i reformave dhe zhvillimit ekonomik”


Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sot mbajti fjalim në forumin ekonomik të Fajnëns Think, duke e theksuar rëndësinë e reformave dhe përfitimeve nga procesi i integrimit evropian të vendit, me fokus në ekonominë dhe zhvillimin ekonomik.

“Institucione stabile dhe demokratike janë pika fillestare për zhvillimin ekonomik. Procesi i integrimit evropian është faktor themelor për transformim të suksesshëm të vendeve nga rajoni. Ky proces do të japë nxitje të fuqishme dhe dinamikë të re në zbatimin e reformave politike dhe ekonomike, me qëllim që të arrihen sa më shpejt standardet evropiane”, tha Mariçiq, duke potencuar se Unioni duhet të jetë më inkurajues në lidhje me politikën e zgjerimit, që do të sjellë deri në motivim dhe impuls edhe të qytetarëve edhe të ekonomisë, por edhe të shoqërisë civile, të jenë më aktiv, madje edhe në biznes mundësitë dhe shfrytëzimin e parave evropiane për zhvillimin e ekonomisë.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, siç njofton Sekretariati për çështje evropiane, theksoi se të gjitha standardet nuk mund të arrihen në moment të njëjtë dhe se për këtë nevojitet kohë.
Ai ka folur edhe për zbatimin e IPA si dhe për programimin këtë vit dhe vitin e ardhshëm, si dhe për prioritetet, të cilat i ka vendosur Qeveria në pesë vitet e kaluara, duke theksuar se ka ende për t’u bërë, në përmirësimin e implementimit, i cili do të lëvizë në drejtim të përforcimit të ekonomisë paralelisht me integrimet evropiane.