Zvonko Dodevski nga njësiti i zjarrëfikësve në Shkup njoftoi se zjarri në ish fabrikën “Treska” në Shkup është lokalizuar dhe se po punohet për pastrimin dhe shuarjen e plotë të lokacionit.
“Rasti është raportuar në ora 14:10. Është intervenuar me të gjitha forcat që kemi pasur në atë moment. Prioritet e kemi pasur parandalimin e përhapjes së zjarrit në objektet për rreth”, tha Dodevski. Ai konfirmoi se nga rasti nuk ka as qytetarë as zjarrëfikës të lënduar.
“Nuk ka të lënduar për fatin tonë. Nuk ka zjarrfikës të lënduar as qytetarë. Llogaris që është një intervenim i suksesshëm nga ana jonë”, tha Dodevski.
VIDEO