Dje biri i tyre humbi jetën pas aksidentit, sot familja e 20 vjeçarit i dhuroi një autoambulancë Spitalit të Mitrovicës


Dje biri i tyre humbi jetën pas aksidentit, sot familja e Erduan Sadikut i dhuroi një autoambulancë Spitalit të Mitrovicës
***
Një aksident tragjik ia mori jetën të riut nga Mitrovica, Erduan Sadiku i cili vdiq dje, një ditë pas aksidentit.
Sot familja e tij ka vendosur t’i dhurojë një autoambulancë Spitalit të Mitrovicës, shkruan Jepi zë.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të spitalit.
“Spitali i Përgjithshëm Dr Sami Haxhibeqiri Mitrovicë, sot pranoj donacion një autoambulancë nga familja e te ndjerit Erduan Sadiku cili tragjikisht humbi jeten ne komunikacion”, thuhet në njoftim.