Në tetë rajone të Andaluzisë dhe rreth Madridit në Spanjë temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë celsius, njoftoi Agjencia spanjolle për meteorologji, transmeton Anadolu Agency (AA).
Temperaturat e ajrit në zonat tjera do të jenë më të ulëta, por të enjten dhe të premten priten temperatura deri në 44 gradë celsius.
Zyrtarët u bënë thirrje banorëve që të mos dalin jashtë në periudhën kur temperaturat janë të larta, të mos merren me sport në sipërfaqe të hapura dhe të mbajnë sasi të mjaftueshme të lëngjeve.
Në mënyrë shtesë këshillohen për mbrojtje të fëmijëve, pleqve dhe kafshëve.