Daçiq reagon ashpër ndaj vendimit të Britanisë për të hequr nga agjenda Kosovën në OKB

Britania e Madhe, e cila nga sot ka marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka hequr nga agjenda raportimin 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç tha për Vecernje Novosti se veprimi i Britanisë ishte “një akt drejtpërsëdrejti kundër interesave serbe”.

“Britanikët më këtë akt treguan që janë të njëanshem me Prishtinën dhe ne kemi një situatë paradoksale që njëri prej nesh, nga njëra anë duke kërkuar për të përshpejtuar dialogun në Bruksel dhe që, në të njëjtën kohë, çështja e Kosovës hiqet nga rendi i ditës në Nju Jork. Ky është rasti pa precedent dhe abuzimi i zyrës së kryetarit të KS, “tha Daçiq.