Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ish partnerë të koalicioni, ka komentuar nisjen e hetimit nga Prokuroria kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë në dorëheqje, Muhamed Zekiri nga radhët e LSDM-së,
Kasami tha se vjen mirë që në rastin e Zekirit Prokuroria ka marr hapa konkrete dhe kërkon që e njëjta të ndodh edhe me funksionarë të tjerë, siç tha ai, të partive tjera të pushtetit, lëndët e të cilëve qëndrojnë në sirtarë.
“Uroj që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre ashtu siç kërkohet nga qytetarët. Mua më vjen mirë që në këtë rast, Prokuroria ka ndërmarrë hapa konkrete. Unë do të kisha dashur edhe për funksionarë të tjerë të partive të tjera, pjesë të pushtetit, Prokuroria dhe organet të kenë të njëjtën masë dhe të njëjtën qasje, pasi kemi edhe plot lëndë të tjera”, tha Kasami.
Zekiri akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtarë, ndërkaq në hetim janë të përfshirë edhe dy shtetas të Kroacisë.
Gjatë periudhës prej muajit prill 2021 deri në muajin janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij, i dyshuari i parë – Muhamed Zekiri pa realizuar procedurë përkatëse për prokurim publik, ka arritur marrëveshje me shërbime konsulente me kompani ku qëllimshëm iu ka ndihmuar shtetasve kroatë. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për kompaninë kanë siguruar pasuri pronësore të kundërligjshme në vlerë prej 57.932.100,00 denarë, në dëm të Buxhetit të RMV-së. Vlerë që ishte më e madhe se 795.000 euro nga vlera e dakorduar për kryerjen e shërbimeve konsulente./TV21