Shkup, nxënësit bëjnë kërdinë duke vjedhur njëri-tjetrin në shkollë, Policia në aksion!


Vjedhje mes nxënësve në një shkollë të Shkupit.

Nuk bëhet e ditur shkolla ku ka ndodhur rasti, pro siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme dy nxënës kanë vjedhur një nxënëse tjetër.

Policia ka realizuar bisedë me njërën nga vjedhëset, kurse mjetet e vjedhura janë gjetur te një nxënës tjetër.

“Më datë në stacion policor, në praninë e prindërit, është kryer bisedë me një të mitur nga Shkupi për shkak të dyshimit se më datë 06.04.2022 në shkollë fillore të rajonit të Shkupit ka marrë portofolin me para nga një e mitur tjetër. E mitura e ka pranuar fajin, kurse te i mituri tjetër janë gjetur një pjesë e parave dhe portofoli. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit për rastin do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.