Blinken: “SHBA nuk do të lejojë asgjë që të pengojë dërgimin e ar*mëve në Ukrainë”


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se Uashingtoni nuk do të lejojë asgjë që të pengojë dërgimin në Ukrainë të ar*mëve që asaj i nevojiten për të lu*ftuar kundër Rusisë.

“Nuk do të lejojmë asgjë që do të pengonte dërgimin (e ar*mëve) që iu nevojiten ukrainasve dhe që ne mendojmë se janë të efektshme”, tha Blinken.

Duke folur me gazetarët në NATO pas një takimi të ministrave të jashtëm, Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë se çfarë armësh të reja mund të dërgojnë në Ukrainë. Ai foli për “sisteme të reja” që nuk janë ofruar deri më tani nga vendet anëtare të NATO-s, por nuk bëri të ditura detaje të mëtejshme. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po ruajnë dhe po shtojnë presionin ndaj Kremlinit.

Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën dhe po ofrojnë një gamë të gjerë sisteme armësh, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të jashtëm të aleancës.

Stoltenberg u tha gazetarëve se anëtarët e NATO-s ranë gjithashtu dakord të bëjnë më shumë për të ndihmuar partnerët e tjerë dhe për të forcuar aftësinë e tyre mbrojtëse, përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ndërkohë, udhëheqësit ukrainas po u bëjnë thirrje banorëve të rajoneve lindore, ku ndodhet zemra industriale e vendit, të largohen tani, sa e kanë ende këtë mundësi, ndërsa forcat ruse, që janë larguar nga periferitë e Kievit, po riorganizohen për të filluar ofensivën në rajonet lindore të Ukrainës.