Trençevska: “Së bashku vazhdojmë të angazhohemi për përfshirje më të madhe të komunitetit rom në shoqëri”


Të drejtat e njeriut, barazia dhe mosdiskr*iminimi janë në agjendën kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Krijojmë një shoqëri për të gjithë. Shoqëria në të cilën çdo qytetar në shtet i gëzon të drejtat e veta njerëzore, kumtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në fjalimin e saj përmes video mesazhit, në ngjarjen e përbashkët të Komunës së Strumicës dhe programit ROMAKTED në prag të 8 Prillit – Ditës Botërore të Romëve.

Siç informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas Programit të Qeverisë 2022-2024 dhe Planit operativ për programe aktive dhe masa për vitin 2022 për herë të parë vendoset kuotë prej 50 për qind për përfshirjen e romëve në të gjitha programet dhe masat aktive me çfarë mundësohet përfshirja e tyre më e madhe në tregun e punës.

“Përmbushja e njërit prej prioriteteve dhe një pjesë e Programit të Qeverisë paraqet miratimin e Strategjisë së re për përfshirjen e romëve 2022-2030, me të cilën janë paraparë, politika dhe masa me të cilat krijohen mundësi më të mëdha për përfshirjen e romëve në të gjitha rrjedhat sociale”, tha Trençevska.

Ajo shprehu falënderim për Projektin ROMAKTED, si program i përbashkët i Këshillit të BE-së dhe Bashkimit Evropian, si dhe përveç rëndësisë kombëtare ka edhe rëndësi lokale sepse është program i cili parashikon aktivitete për komunitetin rom edhe në nivel lokal.