Një helikopter policor sonte pas orës 20:00 fluturoi mbi Shkup, Gostivar dhe Tetovë. Disa qytetarë janë lajmëruar në redaksinë e TV21 për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë.
Përmes mjeteve në dispozicion, ne e ndoqëm fluturimin e helikopterit, i cili së bashku me një aeroplan që vinte nga Mbretëria e Bashkuar ishte në ajër mbi Shkup dhe pasi avioni nga Britania e Madhe u ul në aeroportin e Shkupit, helikopteri i policisë u ul në afërsi të aeroportit.
Pas rreth 15 minutash, helikopteri u kthye sërish në ajër.
Nga Ministria e Mbrojtjes për TV21 thonë se sonte nuk ka fluturuar asnjë helikopterë ushtarakë, përveç një avion të vogël stërvitor të ushtrisë, i tipit “Zlin”, i cili ka fluturuar nga ora 18.30 deri në orën 19.00 në lartësi të madhe në Maqedoninë Lindore.
Ministria e Brendshme tha për TV21 se ky është një fluturim stërvitor standard që shpesh kryhet nga policia.