Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri gjatë ditës së nesërme do të ketë takim me mësimdhënësit për t’i bindur ata të mos fillojnë me grevën në shkolla.
Sipas tij, me grevë nxënësit janë ata të cilët humbin dhe se mësimdhënësit duhet të shqyrtojnë edhe një herë vendimin për grevë.
““Përgjigjja më e lehtë është të themi po e realizojmë, por nga ana tjetër duhet ta kemi parasysh treguesin makroekonomik, duhet të përgatitemi për një inflacion se nuk është një rritje e vogël. Në qoftë se themi jo, e kemi të lehtë edhe këtë por do t’i ndërpresim negociatat. Nuk themi as po e as jo për momentin për arsye se duam të gjejmë mirëkuptim për një zgjidhje sistemore të këtij problemi”, u shpreh Shaqiri.
Kujtojmë se Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar grevë më 11 prill. Ata kërkojnë rritjen e pagës për mësimdhënësit duke harmonizuar pagën me pagën minimale.