Një ngjarje mjaft e trishtë ndodhi pak ditë më parë në Stamboll, atje ku një foshnje 3 muajshe u braktis nga nëna e saj 20 vjeçare. Fatmirësisht foshnja u gjet dhe u mor nën kujdes nga një infermiere zemërmirë.
https://twitter.com/AcarUmut/status/1510151451695370246?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1510151451695370246%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fshqip.albanian-news.com%2F2022%2F04%2F06%2Fnena-20-vjec-braktis-foshnjen-infermierja-e-gjen-dhe-e-ushqen-me-gji-tragjikisht-vajza-mbyll-syte-ne-spital%2F
Por shëndeti i foshnjes (vajzë) ishte përkeqësuar ndjeshëm siç do të zbulonin më vonë mjekët. Kur autoambulanca ka shkuar atje, infermierja e cila ishte nënë e një foshnje 13 muajsh, e ka kuptuar se vajza ka qenë e uritur dhe jo mirë me shëndet. Ajo i ka dhënë gji vajzës dhe e ka përkëdhelur.
Më pas vajza u shtrua në spital, nga ku mjekët zbuluan se ajo kishte marrë dëmtime në tru për shkak të mosushqyerjes e të ftohtit. Mjekët e kanë dërguar në repartin e kujdesit intensiv foshnjen. Vajza kishte lindur në janar të këtij viti dhe ndërroi jetë tragjikisht në spital, siç raportuan mediat turke.
Pas ngjarjes trishtuese, policia u vu në ndjekje të nënës që e kishte braktisur foshnjen. Pas hetimit të mbi 60 kamerave të sigurisë, arritën ta indetifikojnë atë. Nëna e foshnjes ishte një vajzë 20 vjeçe, e cila ishte ndarë nga i shoqi e kishte jetuar për mëse një vit në një qendër për gratë e divorcuara. Atje ishte njohur me një person me të cilin kishte patur marrëdhënie. Ky i fundit kishte shfaqur shenja refuzimi kur kishte mësuar se 20 vjeçarja kishte mbetur shtatzënë me të.
Pas arrestimit, 20 vjeçarja Ebru S. rrëfeu në një deklaratë:
“Familja ime nuk e di se unë isha shtatzënë. Fëmijën e lash që dikush të mund ta adoptonte. Duhej ta kisha lënë në një strehimore e për këtë jam bërë shumë pishman. E lashë vajzën në një vend publik ku gjithkush mund ta shikonte, pasi isha në një situatë shumë të vështirë. Nuk ishte qëllimi apo dëshira ime të vrisja vajzën, e braktisa sepse isha e detyruar ta bëja”