Nëse ndodh vdekja e fëmijës në barkun e nënës, si bëhet varrimi?


Pyetja:

Nëse ndodh vdekja e fëmijës në barkun e nënës, si bëhet varrimi?

Përgjigjja:

Për fëmijën që lind i vdekur ose që vdes pas lindjes dhe para se të mbushë moshën e pubertitetit, nuk është i detyrueshëm namazi i xhenazes, por është i preferuar dhe falja e namazit të xhenazes për të është më e mira. Argument për këtë është se Profeti ﷺ nuk i fali namaz xhenazes së birit të tij Ibrahimit, kur vdiq në moshen 18 muajsh, siç e transmeton Aisha (radiallahu anha). [1]
Por fëmija në këtë rast, duhet të lahet dhe të varroset në varrezat e muslimanëve, edhe nëse nuk i falet xhenazeja. Kurse në rastin në fjalë, prindërit e fëmijës së lindur i vdekur dhe i copëzuar, nuk kanë asnjë detyrim ndaj tij, përveç marrjes nga spitali nëse ende gjendet atje, larjes nëse është e mundur dhe varrosjes së tij. Allahu i faltë prindërit e këtij fëmijë dhe i shpërbleftë për durimin e tyre në humbjen e fëmijës! “E Allahut është ajo që jep dhe ajo që merr, dhe tek Ai është çdo gjë me afat te caktuar. Prandaj, të duroje dhe të shpresojë shpërblimin e Allahut.” [2]

Alaudin Abazi

——————–

[1] Ebu Davudi (3187)

[2] Buhariu dhe Muslimi