Në lagjen “Serdivan” të Sakaryas në Turqi, mosmarrëveshja familjare për tapinë e shtëpisë u kthye në një tragjedi. Gjatë diskutimit që u zhvillua gjatë kohës së iftarit, Çetin Güler (54) vrau me armë vëllanë, kunatën dhe nipin e tij. Nipi i tij më i vogël i ka shpëtuar sulmit duke ikur në ballkon.
Çetin Güler, i cili dyshohet se ka një kompani transporti dhe mësoi se falimentoi, në kohën e iftarit erdhi në shtëpinë e vëllait të tij Bedri Guler, shkruan HaberTurk.
Mes Çetin Gulerit dhe vëllait të tij të madh, Bedri Gulerit, ka shpërthyer një debat, i cili ka kërkuar që t’i jepet tapia e shtëpisë.
Kur debati mes dy vëllezërve u shndërrua në sherr, Çetin Güler bëri një masakër në shtëpi me armën e gjahut që kishte sjellë me vete.