humica shpesh kanë nevojë për frymëzim për përgatitje të ushqimit, e disave nuk u mungojnë asnjëherë kreativiteti dhe imagjinata në gatim
Përbërësit:
▪ fileto peshku merluci,
▪ patate,
▪ hudhra,
▪ erëza (kopër, borzilok dhe majdanoz),
▪ limon,
▪ vaj ulliri.
Pjesa e pashmangshme është salca e hudhrës që do të përgatisni pasi të keni grirë disa thelpinj hudhre, duke shtuar vaj ulliri dhe gjysmë limoni të shtrydhur.
Më pas shtoni kripë, kopër dhe borzilokun e freskët. Hidhni salcën e përfunduar mbi filetat e peshkut të skuqur.
Përgatitja e sallatës me patate
Për sallatë ju duhen dy patate më të mëdha që do t’i zieni dhe më pas do t’i prisni në rrathë. Skuqni pak spinaq në gjalpë, më pas shtoni patatet dhe qepët e grira. Më pas shtoni erëza dhe pluhur hudhre.Në fund, hidhni sipër salcës tri lugë gjelle uthull dhe tri lugë ujë. Mund të shtoni edhe kopër dhe majdanoz.