30 tonë furnizime mjekësore nga Arabia Saudite për Ukrainën


Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan një avion që transportonte më shumë se 30 tonë furnizime mjekësore dhe ndihma në Ukrainë. Kështu ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve WAM. Ky është avioni i tretë i dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Ukrainë, në përgjigje të thirrjes humanitare ndërkombëtare për të mbështetur ukrainasit dhe ata të zhvendosur në Ukrainë.

Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me disa vende të tjera arabe, nuk e kanë dënuar publikisht pushtimin rus të Ukrainës, por zgjodhën të votojnë në favor të rezolutës së muajit të kaluar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënon agresionin rus. Anwar Gargash, këshilltar i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, tha muajin e kaluar se marrja e anëve do të çonte vetëm në më shumë dhunë. Sipas tij prioriteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është të inkurajojë të gjitha palët që të përdorin veprime diplomatike dhe të negociojnë për të gjetur një zgjidhje politike.