Hoxhë Irfan Salihu ka folur për martesën dhe bashkëjetesën mes çifteve, bazuar në rregullat që i përcakton Islami.
Ai ka thënë se nuk duhet të martohet një femër pa lejën e babait të saj, pasi kurorzimi është i pavlefshëm.
“Jetë tonë mundohemi ta jetojmë konform mësimeve të krijuesit. Zoti ynë ka parapa norma, nëse i përmbahemi jemi më mirë. Nuk ka mundësi të martohet një femër thotë Muhamedi a.s., pa lejën e babait të saj, apo kujdestarit të saj. Një femër që martohet pa lejën e kujdestarit (babit) të saj, kurorzimi është i pavlefshëm”, tha ai në kojshiashow.
Hoxhë Salihut, shpjegoi se bashkëjetesa nuk ka vend në parimet e islamit.
Ai mori shembull në aspektin ligjor, që pa autorizim nuk mund ta vozisësh as veturën e babait, e njëjt sipas tij duhet të veprohet edhe me çikën.
“Sipas islamit, sikur polici që të kërkon autorizim me e përdor veturën e babës, njëjtë duhet autorizim për çikën. Pra fillimisht duhet të bëhet kurora, pastaj gjerat tjera”.
“Është një dukuri e keqe edhe te djemtë e rinj që falin namaz, kontakton nëpërmjet rrjeteve sociale apo sudimeve, e përfiton zemrën e vajzës e pastaj shkon troket në derë të babës, kur ai s’ia jep çikën tani shkojnë të hoxha….. Është gjynah me përfitu zemrën e vajzës para se me u marrë vesh me babain e saj. Po e them sipas rregullave fetare islame”, u shpreh hoxha./Telegrafi.
Deklarata e tij nga minuta e 51-të emisionit. https://youtu.be/wxqgG10RTH8