Pesëdhjetë e shtatë njerëz u varrosën në një varr masiv në Buça, tha një zyrtar lokal të dielën teksa i tregonte AFP-së hendekun e çarë ku shtriheshin kufomat.
“Këtu në këtë varr të gjatë, janë varrosur 57 njerëz”, tha Serhii Kaplychnyi, udhëheqës i ekipit të kërkim shpëtimit në Buça.
Ai bashkë me vullnetarë të tjerë, po ndihmojnë në gjetjen e trupave. Varri masiv ndodhet prapa një kishe në qendër të qytetit. Disa prej trupave ishin fshehur në çanta të zeza me zinxhir, kurse të tjerët ishin me veshje civile.
Ukraina ka akuzuar forcat ruse për një “masakër të qëllimshme” në Buça. Dëshmitë e vr*asjeve të civilëve në afërsi të Kievit janë shfaqur pasi ushtria ruse është tërhequr nga kryeqyteti si pasojë e rezistencës nga forcat ukrainase.