Këngëtaret tona të famshme përveç artit t tyre që bëjnë dhe japin për publikun, ato servojnë për publikun edhe gjëra nga jeta e tyre private, sikurse tani në muajin e ramazanit janë vet estrada që urojnë dhe i tregojnë publikut se agjërojnë.
Ajo çfarë është e habitshme në këto paraqitje gjate muajit te ramazanit janë veshjet e disa këngëtareve qe gjate muajve tjera kane një veshje ekstravagante thuajse gjysmë të zhveshura kurse në muajin e ramazanit jo vetëm qe kjo paraqitje eksplicite mënjanohet por ato mbulohen.
Se fundmi ketë e ka bërë edhe këngëtarja e famshme Fjolla Morina.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është shumë e komentuar për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Ndonëse në shumë prej paraqitjeve të saj preferon të ekspozohet, në imazhin e fundit që ndau me ndjekësit e saj në InstaStory, ajo bëri të kundërtën.
Morina pozoi në një fotografi të ndarë me ndjekësit, e mbuluar me shami në kokë, në mbishkrimin e së cilës uroi nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Rast të njëjte kemi dhe me këngëtaren Shkëndije Mujaj.
Këngëtarja superseksi Shëkndije Mujaj ka kohë që është mbuluar duke iu përkushtuar totalisht fesë islame.
E këtë e dëshmon duke publikuar fotografi më shami të vendosur mbi kokë.