strong>Ajeti i Ditës
“Ata të cilët i lusin dëshirojnë [për veten e tyre] mënyra për t’iu afruar Allahut. Madje edhe ata që janë më të afërmit, ata shpresojnë në Mëshirën e Tij dhe kanë frikë hidhërimin e Tij, se hidhërimin e Zoti tënd duhet mbajtur parasysh”. [Isra, 57]
Hadithi i Ditës
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
“Kush ngrihet (lutet) Natën e Kadrit, me bindje e kënaqësi, i falen mëkatet e bëra.” (Buhariu dhe Muslimi).
Duaja e Ditës
O Allah, udhëzoi dhe mbroji adoleshentët tanë, të cilët kanë nevojë për ndihmën dhe udhëzimin Tënd nga çdo joshje e prostitucionit, drogës, alkoolit dhe gjithë harameve të tjera të shoqërisë sonë.