Me një tapetë të gjelbër në qendrën e qytetit si dhe drunj dhe palma të bëra nga mbeturinat e mbledhura nëpër rrugë e qytetin nga disa aktivistë të organizatave jo qeveritare nga Tetova me një piknik simbolik në qendrën e qytetit nga qeverisja lokale kanë kërkuar që të zmadhohet hapësirat e gjelbra në qytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Aksioni jonë është që të mbulohet gri me jeshile, sepse ka shumë pakë gjelbërim sidomos në qendrën e qytetit në Tetovë. Me këtë shfaqje ton dërgojmë mesazh deri tek përgjegjësitë se duhet të ketë më shumë gjelbërim nëpër qytet, tha Gëzim Nuhiu.
Ai theksoi se duhet të kërkohet leje nga qeverisja lokale për organizimin e ngjarjeve. Kemi thirrur edhe përfaqësuesit e komunës që të vijnë, por nuk kanë marrë përgjigje dhe se askush nga qeverisja lokale nuk e ka vizituar aktivitetin.
Sipas Ligjit për gjelbërim urbanistik e sjell në janar të këtij viti si standard është vendosja e 25 metrave katror për qytetar gjelbërim në të gjitha planet e ardhme të përgjithshme urbanistike, si dhe 20 për qind e hapësirës për çdo parcelë ndërtimi sipas lokacionit.