Rusët vr*asin burrin e zëvendëskryeministres ukrainase


Mes agresionit të vazhdueshëm ushtarak rus në Ukrainë, zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe euroatlantik të Ukrainës, Olga Stefanyshyna, konfirmoi vdekjen e bashkëshortit të saj të enjten.
Sipas Stefanishyna, burri i saj, Bohdan Stefanyshyn, u vr*a në rajonin Chernihiv të Ukrainës derisa merrte pjesë në një mision të Forcave të Mbrojtjes Territoriale për të shpëtuar njerëzit pranë qytetit të rrethuar të Chernihiv.

“Burri im i dashur, Bogdan, vdiq nga një predhë ruse më 30 mars afër Chernihiv, duke u përpjekur të shpëtojë njerëz. Unë do të jem me fëmijët tanë. Kam shumë dhimbje.
Vlen të përmendet se Stefanishyna u rendit e 45-ta në listën e “100 ukrainasve më me ndikim” në listën e vitit 2021 dhe e 14-ta në listën “100 gratë më me ndikim të Ukrainës në vitin 2021” nga revista Focus. Për vr*asjen e tij shkroi edhe deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, e cila tha se ai vdiq si një hero derisa po evakuonte njerëz.