Alemshahe Krasniqi, 65 vjeçe, nga Fushë Kosova, e ka të vështirë ta presë datën 1 prill dhe të rikujtojë të njëjtën datë të vitit 1999. Asaj, 23 vjet më parë, forcat serbe ia vr*anë pesë anëtarë të familjes së ngushtë, burrin, vajzën, të dy vjehrrit, kunatin, si dhe tetë anëtarë tjerë të familjes së afërt.
Pas fillimit të bombardimeve të forcave të NATO-s mbi caqet serbe, anëtarët e familjes Krasniqi fillimisht kishin tentuar të largoheshin nga shtëpitë e tyre, Por, forcat serbe i kishin kthyer prapa.
“Mi vr*anë pesë anëtarë të familjes”
Për të shmangur rrezikun e shfarosjes së tërësishme, burrat ishin ndarë vetë nga gratë, duke u strehuar në dy shtëpitë e tyre. Por, kur vajza e saj, Blerta, kishte shkuar t’u çonte bukën burrave, bashkë me shoqen e saj të afërt dhe dy gra tjera, që të gjitha kishin gjetur vdekjen aty, bashkë me burrat, të ekzekutuar nga forcat serbe.
“Janë vr*arë nëna dhe baba i burrit, dy çika, burri im dhe kunati, pra janë gjashtë. Agroni, i shtati, Hamdiu i teti, Zymberi vetë i katërti, po bëjnë 12 dhe Miftari, i trembëdhjeti. Janë vr*arë edhe disa kojshi, dy apo tre. Vajza ime e ka pasur emrin Blerta. E kam pasur të vetmen çikë. Agroni, Arbeni kanë qenë të rinj. Sytë po më qorrohen…po si jo? Ndihem si është më zi… Tash, duke folur, po më teret goja”, rrëfen Alemshahja.
Në të njëjtën kohë, një grup grash nga Prishtina, që ishin strehuar në shtëpitë afër shtëpisë së familjes Krasniqi, ishin dëbuar nën tytat e ar*mëve të forcave serbe, drejt stacionit të trenit.
“Nëpër oborrin tonë i kanë sjellë disa gra e vajza dhe i kanë çuar kah stacioni i trenit. Të njëjtit policë, dy, me maska. Nga gratë e fqinjëve, që i kanë dëbuar, një prej vajzave ka përmendur një polic me emrin (nofka) Pegja”, thotë Alemshaja. Gjashtë vjet pas plojës ndaj familjes Krasniqi, trupat e pajetë të anëtarëve të kësaj familjeje, ishin gjetur në varrezën masive në Batajnicë, në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.
“Vajzën ma kanë sjellë, si dhe kunatin edhe vjehrrën, pas gjashtë vjetësh, në morgun e Rahovecit. Burrin dhe vjehrrin, si dhe një fqinj tonin, i kanë sjellë pas shtatë vjetësh. Ata i kemi varrosur. Nesër (1 prill) e kemi përvjetorin, nesër mbushen 23 vjet. E rëndë mjaft. Por, më mirë se që janë ato eshtra aty se sa mos t’ua dimë varret fare”, thotë Alemshahja.
Por, as tash e më shumë se dy dekada, siç thotë ajo, vr*asësit nuk u gjetën kurrë dhe as nuk u soll drejtësia për më të dashurit e saj të vr*arë. Ajo thotë se i janë zbehur shpresat se vr*asësit ndonjëherë do të sillen para drejtësisë. Megjithatë, ajo nuk beson që institucioneve të Kosovës u mungon vullneti për një gjë të tillë, por siç shprehet ajo, “kaq kemi fuqi”.
“Pikëllimi zbutet kur autorët e kr*imit të marrin dënimin”
Fat të njëjtë ndan edhe Olgica Kostiq Bozhiniq nga fshati Opterushë, afër Rahovecit, e cila humbi 15 anëtarë të familjes së saj të ngushtë në qershor të viti 1998, duke përfshirë dy vëllezër, Llazarin dhe Todorin.
As ajo nuk ka pritje të mëdha nga gjykimet për kr*ime të lu*ftës në Kosovë.
Ajo thotë se eshtrat e familjarëve të saj të vr*arë u gjetën në një varr masiv, Volljakë, afër Klinës, në vitin 2005. Por, ajo thekson se pikëllimi dhe dhimbja që ka përjetuar, për më shumë se 20 vjet, do të zbuten vetëm kur autorët të marrin dënimin e merituar.
Shpresat i mbështetë te proceset që janë duke u zhvilluar në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, të cilat kanë për mandat hetimin e kr*imeve të pretenduara kundër njerëzimit, kr*imet e lu*ftës dhe veprat tjera penale, të cilat janë kryer në periudhën nga janari 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.
“Që autorët e kr*imeve të dënohen, që kr*imet të mos përsëriten në periudhën në vijim, të mos ndodhin më”, thotë Olgica Kostiq Bozhiniq. Ajo, gjithashtu, beson se nëse të gjithë autorët gjenden dhe ndëshkohen, do të arrihet deri te pajtimi në Kosovë dhe më pas edhe kthimi në Rahovec, rreth 60 kilometra në jugperëndim të Prishtinës.
Gjatë lu*ftës në Kosovë janë vr*arë rreth 14.000 njerëz.
Peci: “Trauma, barrë psikologjike që rëndon familjarët”
Besnik Peci, psikolog dhe sociolog, thekson që situatat traumatike, të cilat i kanë përjetuar familjarët e viktimave të lu*ftës së fundit në Kosovë, janë trauma që do t’i shoqërojnë ata gjatë gjithë jetës. Por, siç thotë ai, në rastet kur drejtësia vihet në vend barra e peshës psikologjike lehtësohet te familjarët, ndonëse ajo nuk zhduket tërësisht.
“Në rrafshin psikologjik, çdo pamje televizive, çdo përvjetor, çdo bisedë në funksion të lu*ftës dhe në funksion të traumave të asaj situate, drejtpërdrejt ndikon emocionalisht dhe psikologjikisht në mirëqenien psikologjike, mendore të familjareve, të cilët janë ballafaquar me lu*ftën e fundit”, thotë Peci.
Ai shton se në shumicën e rasteve, njerëzit janë ballafaquar vetë me stresin pas-traumatik, me vuajtjet dhe me pasojat e lu*ftës që kanë përjetuar.
“Stresi pas-traumatik edhe 20 vjet pas lu*ftës ka predispozita që të rikthehet. Kështu që, nuk është vonë që të evokohet për të iniciuar nisma, të cilat do t’i trajtonin familjarët, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre, janë të traumatizuar dhe kanë barrë të rëndesës mbi supe, të cilën janë duke e mbajtur tash e më shumë se 20 vjet”, theksoi Peci.
A ka drejtësi për viktimat e lu*ftës?
“Drejtësia për viktimat e lu*ftës – Ku ka ngecur?”, është titulli i raportit të publikuar nga Fondi Kosovar për të Drejtën Humanitare, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra, që u prezantua në Prishtinë të enjten, më 31 mars.
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë monitoron dhe analizon gjykimet për kr*imet e lu*ftës të kryera kundër civilëve para gjykatave në Kosovë. Siç është raportuar në vitin 2021, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka monitoruar gjithsej 50 seanca gjyqësore në tetë raste, lidhur me aktakuzat për kr*ime lu*fte kundër civilëve.
Sipas raportit të këtij fondi, gjatë vitit 2021, institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë ngritur vetëm një aktakuzë për kr*ime lu*fte të kryera në periudhën 1998-’99, ndërkaq që nga përfundimi i lu*ftës e deri më tash, 72 persona janë dënuar para gjykatave vendase.
Koordinatori i projektit në FDHK, Amer Alija, gjatë prezantimit të raportit tha se vitin e kaluar dy persona janë arr*estuar nën dyshimin e veprës penale të kr*imeve të lu*ftës, janë proceduar pesë raste të kr*imeve të lu*ftës kundër popullatës civile për gjashtë të pandehur.
“Ka vonesa në lëndët për kr*ime lu*fte”, tha Alija dhe shtoi se institucionet e Kosovës dhe autoritetet kompetente duhet të ndërmarrin disa hapa për të shmangur vonesat. Gjithashtu, u konstatua se ka ende sfida të mëdha në ndjekjen penale të kr*iminelëve të lu*ftës, edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga përfundimi i lu*ftës në Kosovë.
Hajdari: Gjykimi në mungesë, kur shterren të gjitha mundësitë ligjore
Duke komentuar gjetjet e FDHK-së, udhëheqësja e Departamentit për kr*ime lu*fte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari, e arsyetoi ngritjen e vetëm një aktakuze gjatë vitit 2021 me pamundësinë e arr*estimit të kryesve të këtyre veprave penale.
“Prokuroria i ka trajtuar rastet dhe ka ngritur aktakuza në rastet kur e kemi siguruar praninë fizike të të pandehurit. Do të thotë, ne nuk mund të ngremë aktakuza në rastet kur nuk e kemi praninë e kryesve të atyre veprave penale”, tha Hajdari.
Ajo shtoi se edhe pse Kosova e ka një ligj për gjykim në mungesë, sipas saj, ai ligj është ‘pothuajse i pazbatueshëm’.
“Kjo mundësi (gjykim në mungesë) duhet të aplikohet në raste kur i shterrim të gjitha mundësitë ligjore për kapjen e kryesit të veprës penale”, tha Hajdari. Sipas saj, aktualisht janë më shumë se 1,000 raste të kr*imeve të lu*ftës.
Hajdari tha se pikërisht arr*estimi i pandehurve është problematik, sepse shumica gjenden jashtë Kosovës, dhe kjo varet nga INTERPOL-i dhe vullneti i shtetit në të cilin gjendet i pandehuri. Sipas saj, ka pasur raste kur të pandehurit janë ekstraduar, por edhe kur ekstradimi është refuzuar.
Miftaraj: Arsyetimet e vjetra për dështimet e Prokurorisë
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për drejtësi, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se sipas raporteve të këtij instituti, shihet qartë që Kosova nuk ka pasur vizion dhe strategji të qartë se si t’iu qaset hetimeve, ndjekjeve dhe gjykimeve të kr*imeve të lu*ftës në Kosovë.
Ai thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës, si autoritet me kompetenca ekskluzive për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të kr*imeve të lu*ftës, që nga viti 2015 kur edhe mori kompetencat nga EULEX-i, për shtatë vjet nuk ka arritur të dëshmojë konkretisht, hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të kr*imeve të lu*ftës.
“Fatkeqësisht, kjo prokurori, për vite të tëra arsyetohej se legjislacioni i aplikueshëm nuk e lejon gjykimin në mungesë dhe kjo paraqitet si pengesë në hetimin, ndjekjen e kryerësve të këtyre veprave të kr*imeve të lu*ftës që kanë ndodhur në Kosovë. Në momentin kur ky ligj, Kodi (Penal), është plotësuar, ndryshuar dhe ka hyrë në fuqi, prapë u rikthehen arsyetimeve të vjetra se prania e fizike e personave që kanë kryer kr*ime të lu*ftës në Kosovë, në njëfarë mënyre, po i pengon për t’i ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre”, thekson Miftaraj.
Ai shton se arsyetimet e prokurorëve të Kosovës për, siç i quan ai “dështimet e tyre” mund të demantohen duke marrë shembull prokurorët në Republikën e Serbisë.
“Edhe Republika e Serbisë nuk ka qasje në personat, për të cilët supozohet nga ata se kanë kryer kr*ime në Kosovë, por të njëjtit zhvillojnë hetime. Legjislacioni i zbatueshëm në Kosovë e lejon që në çdo rast kur ka dyshime që dikush ka kryer kr*ime lu*fte në Kosovë, të nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve, pastaj të zhvillohen hetimet dhe në këto raste të lëshohen fletarr*estimet ndërkombëtare kundër personave, të cilët nuk mund të qasen në Kosovë”, thotë Miftaraj.
Nga viti 2000 e deri në vitin 2008, kr*imet e lu*ftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa që nga viti 2008 Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) është përgjegjës për hetimin e kr*imeve të lu*ftës. Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. /rel/