Puna e gjykatësve do të vlerësohet në mënyrë elektronike


Puna e gjykatësve do të vlerësohet në mënyrë elektronike. Këshilli Gjyqësor miratoi metodologjinë për vlerësimin cilësor të gjykatësve, që do të zbatohet në Sistemin AKMIS. Do të matet automatikisht se cili gjykatës sa ka bërë, sipas numrit të rasteve dhe peshës së tyre. Nëse një gjykatës për dy vjet radhazi ka pikë nën pragun, atëherë kjo do të jetë baza për shkarkimin e tij. Sipas kryetares së Këshillit Gjyqësor, Pavlinka Cërvenkovska, metodologjia do të përmirësojë gjykatësit.

“Nëse kemi vlerësim objektiv të bazuar në kritere të vlefshme, atëherë do të kemi gjykatës më të përgjegjshëm dhe më të përkushtuar, dhe kështu në një farë mënyre do të kontribuojmë në rikthimin e besimit të qytetarëve tek gjyqësori”, deklaroi Pavlinka Cërvenkovska, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Sistemi AKMIS do të masë vetëm punën e gjykatësve, por jo edhe etikën e tyre. Kjo është puna e Këshillit të Etikës së Gjykatësve. Këshilli Gjyqësor ka hapur tashmë një proces gjyqësor ndaj kryetarit të gjykatës së Kavadarit, Lazar Nanev, për të përcaktuar se kush i ka paguar biletat për ndeshjet e futbollit në Itali dhe Portugali.

“Ne do të kërkojmë informacion nga gjykatësin Nanev, përmes koordinatorit për gjykatën themelore në Kavadar, do të kërkojmë mendim nga Këshilli i Etikës nga Shoqata. Bazuar në ato informacione do të bisedojmë, pastaj do të shohim. Nuk mund të paragjykoj”, tha Pavlinka Cërvenkovska, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor në Raportin vjetor, për punën e gjykatave në vitin 2021 theksoi se Gjykata Supreme, Gjykatat e Apelit në Shkup, Gostivar, Manastir dhe Shtip kanë punuar në mënyrë joefikase. Nga gjykatat, Këshilli Gjyqësor dha një vlerësim pozitiv vetëm për 15 gjykata nga gjithsej 34. Performanca e dobët e punës përfundoi me dënimin e vetëm shtatë gjykatësve- trupi gjykues nuk tha se cilët gjykatës ishin ata.