Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për marrjen e vendimit të ri.
“Parakushtet janë përmbushur dhe sot do të ketë vendim zë ri i cili do të hyjë në fuqi prej orës 0:01 të 1 prillit”, thonë nga KRRE.