Prindërit prisnin binjakë, lind fëmija me dy koka dhe 3 krahë (FOTO)

Mutacionet gjenetike janë një fenomen i njohur, ndonëse rrallë. Bimët, kafshët dhe njerëzit mund të pësojnë ndryshime të habitshme dhe e gjitha i dedikohet kodit të ADN, kombinimit të aminoacideve.
Prindërit në shtetin indian të Madhya Pradesh janë shokuar pasi fëmija i tyre lindi me dy koka, ndonëse ata i dinin binjakë.

Lindja tronditur edhe mjekët në spitalin Ratlam. Në vend të binjakëve, foshnja lindi me dy koka dhe tre krahë, duke lënë gojëhapur këdo që i pa. Shaheen Khan dhe bashkëshorti Sohail kishin qenë në pritje të binjakëve gjatë shtatzënisë së tyre të parë, por në vend të kësaj përfunduan me një fëmijë me dy koka dhe tre krahë, me dorën e tretë që i dilte nga pjesa e pasme e foshnjës pas dy kokave. Ende nuk dihet se si do veprohet më tej me bebet e pafajshme.