I shqiptohet masa e paraburgimit puntorit të Parkingut në Tetovë F.K. 40 vjeçar nga fshati Xhepçisht, pasi u kap nga policia me 80gr kokainë!
Sot në Gjykatën Themelore në Tetovë u mbajt seanca për dilerin F.K. të cilin dje rreth orës 14:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e privian nga liria, pasi që në oborrin e shtëpisë së tij familjare, e cila është bastisur me urdhër të gjykatës,l janë gjetur rreth 80 gramë kokainë dhe dy peshore digjitale.
F.K. akuzohet për “Prodhim dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, vepër e dënueshme nga neni 215 i Kodit Penal sipas informacioneve jozyrtare i njëjti ka vepruar rreth 15 vjet por vetëm tani janë ndërmarrë masa!