Rashica flet pas ndeshjes me Zvicrën: “Shpresoj të vazhdoj me gola, e rëndësishme që luajtëm mirë sërish si ekip”


Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Letzingrud” të Cyrihut.
Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.

Shpresoj me vazhdu kështu [së shënuari gola]. Kryesorja sërish zhvilluam ndeshje të mirë. Patëm raste me e fitu krejt ndeshjen. Sonte luajtëm me kundërshtar të fortë dhe e kemi matur veten se ku jemi”, u shpreh Rashica pas ndeshjes. Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.