Lavrov ‘sulmon’ Kosovën: Prishtina është shtet kriminal i vetëshpallur, po përfiton nga lufta në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka folur për mediat serbe për aktualitetin në botë, Rusinë, Ukrainën dhe më pas ka folur për institucionet e në Prishtinë.

“Prishtina, kryeqyteti i shtetit të vetëshpallur të Kosovës, po përpiqet vetëm të fitojë njohje ndërkombëtare për veten e saj duke mbështetur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”– tha të hënën ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov për mediat serbe.

“Sa i përket mbështetjes së Prishtinës për Kievin, mendoj se gjithçka është e qartë për këtë.

Nuk është se Prishtina, duke u vetëshpallur siç e shohin të gjithë, një kuazi shtet kriminal, mendon dhe kujdeset për të drejtën ndërkombëtare”, tha Lavrov, duke shtuar se:

“Ajo thjesht dëshiron të përfitojë nga situata për t’i njohur pseudopavarësia e saj dhe pozicionohet sikur të ishte aleati kryesor i SHBA-së dhe NATO-s në Ballkan.