Shqiptarët janë 34% e qytetarëve në Maqedoni, tha Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në lidhje me regjistrimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut tha se partia e tij ka statistika ku thuhet se 34% e qytetarëve në Maqedoni janë shqiptarë kurse 59% janë maqedonas.

“Qarkullojnë informacione për disa shifra. Nuk janë reale. Askush nuk ka të drejtë që të regjistrojë njerëz që nuk janë regjistruar e që si pasojë e kryqëzimit të të dhënave dikush i fut në numër në mënyrë që të bie numri i shqiptarëve dhe të rritet numri i bashkësive tjera etnike. Kjo quhet manipulim. Ne nuk guxojmë që të ndodh një gjë e tillë. Goxha shqetësues ishte moment që u ndal hovi i regjistrimit dhe këtë për hirë të opinionit është mirë t’ia rikujtojmë që këtë hov e bëri marrëveshja mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, e cila mori përkhrajen e Ali Ahmetit. Dhe Ali Ahmeti bashkë me Apasievin votuan që të shtyhet regjistrimi për një afat tjetër. Kjo e ndaloi hovin. Por, sido që të jetë patjetër që do të vërtetohet që ajo që ne si Aleancë për Shqiptarët e kemi thënë, shqiptarët janë mbi një e treta e numrit të përgjithshëm të popullësisë, minimumi mbi një e treta. Natyrisht që, fakti që ligji ka shumë lëshimë, fakti që ligji mundëson që Enti për Statisitika t’i nxjerre rezultatet sikur me qenë puna regjistrimit interes qeveritar dhe jo shtetëror, se për interesa shtetërore duhet një komision prej të gjithë aktorëve politike brenda. Do të presim si do të jenë shifrat zyrtare. Të dhënat tona flasin që shifrat janë diku 34% shqiptarë dhe 59% ose diçka e tillë maqedonase dhe pastaj bashkësitë tjera me shifra tjera”, tha Sela.


Përndryshe, regjistrimi i popullatës ishte një proces i gjatë që u bë deri më 30 shtator të vitit 2021 dhe rezultatet priten të jenë publike deri më 30 mars, pra edhe disa ditë.