Aksidentet kanë qenë në numër të shtuar përgjatë kohëve të fundit.
Por edhe gjëra të çuditshme nuk mungojnë në territorin e Kosovës. Një e tillë u bë pasditen e sotme në autoudhën Ferizaj-Prishtinë.
Tre vozitës të veturave të ndryshme kanë vendosur që të mos respektojnë asnjë rregull dhe të vozisin në kahje të kundërt, transmeton Indeksonline.
Duke rrezikuar jetën e tyre, të pasagjerëve në vetura por edhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik personat në fjalë vendosën që të bëjnë këtë gjë përderisa Indeksonline ka siguruar edhe pamje se si është realizuar vozitja./Indeksonline/