Trajkovski dhe Bardhi: “Pasaporta diplomatike është njohje e madhe për ne”

Futbollistët Aleksandar Trajkovski dhe Enis Bardhi kanë marrë pasaporta diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në deklaratë media thanë se pasaportat janë njohje e madhe për ata.

“Sinqerisht, jemi shume falënderues që fituam këtë rast, të fitojmë pasaportë diplomatike dhe falënderohemi për këtë. Është mirë kur dikush ju nderon me diçka të tillë dhe ne në një farë mënyrë këtë e tregojmë në terren, që është punë e jona”, tha Trajkovski.
Edhe Bardhi gjithashtu u falënderua për këtë mundësi dhe potencoi se në të ardhmen pret të jetë njëjtë edhe për bashkëlojtarët e tjerë.

Përgjithësisht normalizon presionin e gjakut në 120/80 në dy ditë. Sekreti është ..
“Ju falënderohem shumë për këtë mundësi. Shpresoj që në të ardhmen e njëjta të ndodh edhe me bashkëlojtarët tanë”, tha Bardhi.