eith Groeneveld dhe Adriana Matoshi nuk janë më bashkë. Këtë e ka konfirmuar vetë Keith në një intervistë të bërë së fundi
Mediat kanë disa ditë që kanë folur për një ndarje në mes të aktores dhe deputetes Adriana Matoshi dhe ish-futbollistit afrikano-belg Keith Groeneveld.
Krejt kjo kishte nisur momentin kur çifti kishte larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve të tyre në rrjetet sociale. Por, doli që thashethemet janë të vërteta.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë”, tha ai për Prive.
Megjithatë, edhe pse të ndarë, ai ka thënë se ka një respekt të madh për Adrianën. Ai e ka lavdëruar atë si një grua të fortë si dhe ka thënë se kosovarët duhet të jenë të kënaqur që ajo është deputete në Kuvendin e Kosovës.
“Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj. A doni që të ketë tumor prapë? Dhe krejt papritur, të gjithë ta përkrahin atë sërish. Hipokrizi. Filloni nga njeriu në pasqyrë para se të hapni gojën. Ajo është mrekullueshme dhe të gjithë ju duhet të jeni krenar që një grua e tillë përfaqëson shtetin tuaj. Do doja të shprehë dashurinë time për të gjithë njerëzit që na kanë respektuar dhe dashur sepse edhe ne ju duam juve. Zoti ju bekoftë”, ka thënë ai.
Adriana dhe Keith përndryshe filluan lidhjen e tyre në pranverën e vitit 2020, por ajo u bë e ditur për publikun e gjerë tek në muajin tetor të atij vit